Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë dy çmime në fushën e artit pamor, respektivisht në fushën e kinematografisë.
Me këtë rast, çmimet u ndanë për artistin e ndjerë, Nusret Salihamixhiqi dhe Violeta Xhaferin. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se çmimet ndahen për siç tha njerëz të mëdhenj.
“Jam shumë i lumtur me i nda dy çmime për dy emra shumë të mëdhenj. Sidomos për Nysretin që është ndarë nga jeta dhe është çmim postmortum”, tha Çeku.
E çmim iu nda edhe Violeta Xhaferit, të cilën e mori djali i saj, Ilir Xhaferi. Ky i fundit e falënderoi ministrin Çeku.
“Kosova ka artistë dhe do ta ketë dhe me këto çmime i keni treguar botës se kemi pasur edhe art”, tha djali i Violeta Xhaferit.