Përmes një komunikate, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se ka zhvilluar për herë të parë procesin e kategorizimit të federatave sportive.
Tashmë janë publikuar rezultatet preliminare, ku vërehet rënia e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
FFK dhe FBK kanë rënë nga kategoria A në kategorinë B, kurse vendin e tyre e kanë zënë Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) dhe Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK).
Vendin e parë në këtë kategorizim e zë Federata e Xhudos e Kosovës me 113.57 pikë të tubuara.
Ndërkaq më poshtë mund ta gjeni kategorizimin e plotë të federatave sportive nga MKRS.