UBT News

Mjeku që i dha ketaminë Matthew Perry-t dënohet me 30 muaj burg

Një mjek nga Kalifornia, i cili i dha ketaminë aktorit të njohur të serialit “Friends”, Matthew Perry, është dënuar me 30 muaj burg federal, duke u bërë i pari person që merr dënim lidhur me vdekjen e tij nga mbidoza, raportoi BBC.

Dr. Salvador Plasencia ishte pjesë e një hetimi federal shumëvjeçar që shqyrtoi mënyrën se si Perry siguroi ketaminën – përmes një rrjeti nëntokësor droge në Hollywood.

Matthew Perry, 54 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles në vitin 2023.

Aktori kishte luftuar për vite me radhë me depresionin dhe varësinë.

Familja e Perry-t kërkoi nga gjykata një dënim të gjatë për Plasencia-n, duke e quajtur atë “më fajtorin” dhe duke përshkruar vështirësitë e tyre për të kuptuar pse mjeku vazhdimisht e furnizonte aktorin me drogë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version