Mjeku i Interit, Piero Volpi, tha se testet mjekësore të Christian Eriksen kurrë nuk kanë treguar ndonjë problem, ndërsa ylli i Danimarkës thuhet se u tha shokëve të tij të skuadrës se ai shpreson të kthehet shpejt.
Playmaker-i Nerazzurri dhe Danimarkës u rrëzua pa ndjenja gjatë pjesës së parë të ndeshjes Danimarkë – Finlandë dje, shkruan Gazeta Express.
Mjekët i dhanë CPR në fushë, duke ia shpëtuar jetën danezit.
“Ai po merrte frymë dhe unë mund ta ndieja pulsin e tij. Por papritmas kjo ndryshoi. Dhe siç e panë të gjithë, ne filluam t’i jepnim CPR ” – tha mjeku nga Danimarka, Morten Boesen për AP.
Mjekët i shpëtuan jetën Eriksenit në fushë para se ylli i Danimarkës të dërgohej në spital, ku ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore.
Por, fatmirësisht gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.