UBT News

Mitrovicë: Arrestohen dy persona për ‘vrasje në tentativë’

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një incident me armë zjarri, më 12.02.2026.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 19:25, në rrugën “Pajazit Boletini”, ku pas marrjes së informacionit për të shtëna, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Nga hetimet fillestare është bërë e ditur se nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur një person i moshës madhore, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Mitrovicës për trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në vendit të ngjarjes, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja si prova materiale lidhur me rastin.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë, për tretman mjekësor. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë (5) gëzhoja”, sipas njoftimit të Policisë.

Pas veprimeve hetimore dhe intervistimit të personave të përfshirë, policia ka iniciuar rastin penal si ‘vrasje në tentativë’.

Me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërkohë që njësitet përkatëse janë duke zhvilluar hetimet e mëtejme për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Exit mobile version