UBT News

Mitrovica mposhti Llapin, fiton Kupën e Kosovës

Futbollistet e Mitrovicës janë fituese të Kupës së Kosovës për edicionin garues 2019/20. Në ndeshjen finale e cila u zhvillua të hënën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, mitrovicaset e mposhtën me lehtësi Llapin, me rezultat bindës 10:0.

Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej në fund të edicionit të kaluar, por për shkak të pandemisë dhe më pas orarit të ngjeshur ishte e pamundur të zhvillohej deri më tash.

Kampionet në fuqi treguan edhe një herë superioritetin e tyre në garat vendore, teksa vashat e reja llapjane nuk kishin as forcë e as cilësi për t’iu bërë ballë në këtë finale.

Het-trik në këtë ndeshje realizoi Kaltrina Biqkaj, derisa nga dy gola i shënuan Andisiwe Mgcoyi, Edona Kryeziu dhe Suada Jashari, teksa serinë e golave e mbylli Blerta Shala nga penalltia në minutën e fundit.

Exit mobile version