Komunat gjatë mandatit qeverisës kanë vazhduar të kenë trend të rritjes së planifikimit buxhetor.
Në mesin e shtatë komunave më të mëdha, komuna e Mitrovicës së Jugut mbetët njëra ndër komunat e cila kishte trend më të madh të rritjes së planifikimit të buxhetit.
“Në bazë të hulumtimit në mesin e shtatë komunave më të mëdha, komuna e Mitrovicës së Jugut mbetet njëra ndër komunat e cilat kishte trend më të madh të rritjes së planifikimit të buxhetit, krahasuar me vitin e parë dhe të fundit të mandatit qeverisës me 19.88 përqind. Si komunë e dytë me rritjen më të madhe të planifikimit të buxhetit mbetet komuna e Prishtinës me 18.70 përqind, derisa komuna e Prizrenit mbetet njëra ndër komunat që kishte një trend më të vogël të rritjes së buxhetit të komunës, krahasuar me një viti më parë dhe të fundit të mandatit qeverisës në vetëm 5.9 përqind”, tha Naim Cahani nga Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).