Federata e Xhudos e Kosovës përmes një komunikate në faqen zyrtare e ka konfirmuar se Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka aprovuar kërkesën për ndarjen e parcelës komunale për ndërtimin e Dojos (shtëpisë së xhudos) në Mitrovicë.
Ndërtimi i Dojos në Mitrovicë është në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, për zhvillimin infrastrukturor dhe shtrirjen e xhudos në komuna të Kosovës, raporton KosovaPress.
Tani, pasi që komuna ndau parcelën dhe investimet për ndërtimin e Dojos nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), xhudistët në Mitrovicë do të kenë hapësirën e tyre që e meritojnë.