Të dielën, Miss India Harnaaz Sandhu u kurorëzua si “Miss Universe 2021”. Sandhu, 21-vjeçare, mundi 79 konkurrente të tjera nga vende dhe territore të ndryshme.
Sandhut iu dorëzua kurora nga paraardhësja e saj, “Miss Universe 2020”, Andrea Meza, përpara se të sfilonte në skenë në Eilat të Izraelit si “Miss Universe 2021”.
Konkursi ishte historik, pasi shënoi herën e parë që një delegate nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka konkurruar ndonjëherë dhe hera e parë në më shumë se katër dekada që “Miss Universe Marocco” është rikthyer në garë./UBTNews