Tetëdhjetë e gjashtë vjeçarja, Salina Steinfeld u kurorëzua ”Miss Holocaust Survivor 2021”, në një konkurs vjetor izraelit të bukurisë.
”Ne duhet të jemi të fortë, të dimë të kujdesemi për veten dhe më e rëndësishmja të ndihmojmë njëri-tjetrin”, deklaroi Steinfeld.
Sipas deklaratës, e moshuara viziton të mbijetuarit e tjerë të Holokaustit të paktën një herë në javë si vullnetare, pavarësisht moshës së saj të thyer.
Steinfeld u lind në qytetin rumun të Lasit, në vitin 1935, sipas organizatorëve, ku ajo përjetoi sulmet naziste në 1941 me prindërit, vëllezërit dhe gjyshen e saj.
Në vitin 1948 ajo u transferua në Izrael, u martua dhe pati tre fëmijë. Sot, ajo ka shtatë nipër e mbesa dhe dy stërnipër.
“Kjo është fitorja ime personale ndaj nazistëve, ne duhet të kujtojmë dhe të mos harrojmë”, theksoi ajo.
Sipas organizatës ”Yad Ezer L’Haver”, ka pasur disa qindra kandidatë për konkursin e bukurisë, nga i cili janë përzgjedhur 10 finaliste.
”Shfaqja e pazakontë synon të sjellë gëzim për të mbijetuarit e Holokaustit”, thuhet në një deklaratë.
Pjesëmarrësit kalojnë një ditë të tërë, të përkëdhelur nga artistë profesionistë të grimit, parukierë dhe stilistë