UBT News

“Misioni juaj ka përfunduar” – Drogba me postim thumbues ndaj Arsenalit

Një nga rivalitetet më të ashpra në futbollin anglez është ai midis skuadrave londineze Chelsea dhe Arsenal dhe nëse dikush e di një ose dy gjëra rreth armiqësisë midis skuadrave, është ish-sulmuesi i Blues dhe legjenda e klubit, Didier Drogba.

Pavarësisht se janë rivalë të mëdhenj, The Blues dhe The Gunners kanë transferuar disa lojtarë gjatë historisë së tyre – së fundmi, disa nga këta emra kanë përfshirë dyshen mbrojtëse David Luiz dhe Ashley Cole, portierin Petr Cech, mesfushorin Cesc Fabregas, sulmuesin Olivier Giroud dhe anësorin Willian.

Me siguri shumica dërrmuese e atyre lojtarëve të transferuar ose kanë vazhduar të shijojnë ose të dështojnë t’i shfaqin cilësitë e tyre.

Didier Drogba shënoi 164 gola në 381 ndeshje për Chelsean dhe skuadra më e pëlqyer e tij për të realizuar qëllimin e tij në fushë ishte pikërisht Arsenali.

Pas largimit të Willianit, i cili është kthyer në vendlindjen e tij Brazil, pas një aventure të shkurtër në Emirates, me Drogban që tani përmes rrjeteve sociale ka thumbuar Topçinjtë.

Sulmuesi në pension, emri i të cilit ende këndohet me zë të lartë në Stamford Bridge, ndau një imazh të Willianit me trofe: “Faleminderit agjent Willian, misioni juaj ka mbaruar, si ashtu edhe i David Luiz dhe Petr Cech”.

Natyrisht se ky postim nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Arsenalit, duke ditur se Chelsea tashmë ka arritur një përparësi të dukshme në fitimin e trofeve.

Exit mobile version