Vepra “Misa de Buenos Aires” erdhi si një përjetim i rrallë estetik për publikun në Tiranë, duke sjellë një univers të pasur emocional përmes interpretimit të Orkestrës së TKOBAP-së dhe Korit të Filharmonisë së Kosovës, të përgatitur nga Hajrullah Syla, nën drejtimin e maestros Sergio Alapont.
Kjo tablo artistike u plotësua në mënyrë organike nga Trupa e Baletit të TKOB-it, me koreografinë e Enada Hoxhës, si dhe nga regjia plot finesë e Vikena Kamenicës, e cila njëkohësisht shkëlqeu edhe në rolin e solistes.
Ndërkohë, versioni koncertal i kësaj vepre do të prezantohet në Prishtinë më 27 prill, duke filluar nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë.
