Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka shkëlqyer në xhiron e katërt të Kupës së Rusisë, duke realizuar dy gola në fitoren e Spartakut të Moskës.
Spartaku triumfoi të enjten mbrëma në udhëtim ndaj Rodina Moskës me rezultat 4:2, në një përballje ku Daku pati rol vendimtar.
Sulmuesi shqiptar realizoi në minutat 48 dhe 64, fillimisht duke barazuar rezultatin në 2:2 e më pas duke kaluar skuadrën e tij në epërsi 3:2.
Daku qëndroi në fushë deri në minutën e 79-të, duke kontribuar gjithashtu edhe me një asistim.
Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Spartaku kryeson Grupin A me 10 pikë.
D.L
