UBT News

Mirlind Daku në formacionin më të mirë të javës në Premier Leaguen e Rusisë

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku shkëlqeu me një gol dhe një asistim në fitoren 2-1 përballë Akhmat Groznyt, performancë e cila u vlerësua ndër më të mirat në fundjavën që lamë pas.

Daku është përzgjedhur në rolin e sulmuesit të parë në rreshtimin 4-3-3 të formacionit të javës në Premier Leaguen e Rusisë.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ishte titullar në repartin e sulmit, teksa në minutën e 12-të shërbeu për bashkëlojtarin e tij në qendër të zonës, i cili e pati të lehtë ta dërgoj topin në rrjetë.

Ndërkaq në minutën e 35-të Daku ia doli të shënonte vetë, duke gjetur kështu golin e pestë në këtë sezon.

Formacioni: Ilya Pomazun, Nikolai Rasskazov, Roman Evgenyev, Kevin Andarde, Roberto Fernandez, Maksim Glushenkov, Danil Glebov, Kirill Shchetinin, Valentin Vada, Mirlind Daku, Mohammad Mohebi./UBTNews/

Exit mobile version