Qeveria britanike ka miratuar shitjen e klubit të futbollit Chelsea, duke thënë se pronari rus Roman Abramovich nuk do të përfitojë nga marrëveshja prej 5 miliardë dollarësh.
“Mbrëmë qeveria lëshoi një licencë që lejon shitjen e Chelsea FC”, shkroi të mërkurën në Twitter Sekretarja e Shtetit për Kulturën, Median dhe Sportin e Britanisë, Nadine Dorries.
“Duke pasur parasysh sanksionet që vendosëm ndaj atyre që lidhen me Putinin dhe pushtimit të përgjakshëm të Ukrainës, e ardhmja afatgjatë e klubit mund të sigurohet vetëm nën një pronar të ri”.
“Ne jemi të kënaqur që të ardhurat nga shitja nuk do të përfitojnë Roman Abramovich apo individë të tjerë të sanksionuar” shtoi ajo.
Të martën, Premier Liga angleze tha se bordi i saj kishte miratuar shitjen e klubit te një grup i udhëhequr nga biznesmeni amerikan, Todd Boehly.
Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha se ata do të “sigurojnë që të ardhurat nga shitja të përdoren për qëllime humanitare në Ukrainë, duke mbështetur viktimat e luftës”./UBTNews/