Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar programin e Shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2021.
Ky miratim është bërë me kushtin që RTK të njësojë format e raportimit dhe t’i përshtatë projeksionet.
Komisioni në mbledhjen e sotme ka miratuar buxhetin për Komunën e Mitrovicës për vitin 2021.
Po ashtu, në këtë mbledhje është miratuar edhe raporti vjetor i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2020.