Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të parë projekt-buxhetin për vitin 2021.
Me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratua në parim ky projekt-buxhet.
Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci propozoi që nesër në orën 14:00, Kuvendi të mblidhet për ta miratuar në lexim të dytë projekt-buxhetin./UBTNews