UBT News

Miratohet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për arritjen e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, deklaroi se kjo është marrëveshje e rëndësishme tregtare për Kosovën.

“Në kohën kur ekonomia globale ka marrë përmasa të zhvillimit, ne jemi të interesuar që të arrijmë marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë mes Kosovës dhe Malit të Zi. Deri tani 16 marrëveshje i kemi për eliminimin e tatimit të dyfishtë”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version