Pas dy fitoreve radhazi ndaj San Marimos dhe Maltës, Kombëtarja e Kosovës sot ballafaqohet me Guinenë, ndeshje kjo e cila zhvillohet në Turqi dhe starton nga ora 16:00.
Për këtë ndeshje, trajneri Bernard Challandes ka ftuar lojtarë premtues, kryesisht nga Superliga e Kosovës për të cilët ka thënë se do të testohen për potencialin që mund të ofrojnë në të ardhmen për “Dardanët”.
Pas Guinesë, Kosova ndeshjen e radhës miqësore do ta zhvillojë kundër Gambisë më 11 qershor.