UBT News

MINT gjobit KEDS-in me 90 mijë euro për parregullsi me njehsorët elektrikë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndëshkuar KEDS-in me 18 gjoba në vlerë totale prej 90 mijë eurosh. Ky vendim erdhi pasi Inspektorati doli në përfundimin se 18 njehsorë elektrikë kishin afat vlefshmërie të skaduar.

Gjatë muajit prill, një komision i posaçëm ka shqyrtuar mbi 570 ankesa të qytetarëve për devijime në orë dhe datë të njehsorëve. Nga 54 njehsorë të testuar në laborator, 38 prej tyre rezultuan me devijime kohore, ndërsa raportet zyrtare do t’u dorëzohen organeve të drejtësisë për hetime të mëtejshme.

MINT ka kërkuar nga KESCO që të bëjë kompensimin e menjëhershëm të konsumatorëve të dëmtuar. Lidhur me këtë aksion, nga ministria kanë deklaruar se edhe në ditet në vijim do të vazhdojn me trjatimin e ankesave.

“MINT siguron qytetarët se edhe gjatë muajit maj do të vazhdojë me trajtimin e ankesave, verifikimin e njehsorëve dhe shqiptimin e gjobave bazuar në gjetjet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Ministria inkurajon qytetarët që të vazhdojnë të denoncojnë parregullsitë në numrin e Viberit: 046 311 000, ose në adresën elektronike të tyre.

Exit mobile version