UBT News

MINT do ta përkrahë Parkun Industrial në Opterushë me 1, 5 milionë euro

Kryetari komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka takuar ministren e MINT, Rozeta Hajdari, me të cilën kanë bashkëbiseduar për investimet në Zonën Ekonomike – Parkun Industrial në Opterushë. Kështu ka njoftuar komuna e Rahovecit.

Nga ministrja Hajdari mori konfirmimin, se MINT do ta përkrahë me 1, 5 milionë € këtë projekt të rëndësishëm për biznese, zhvillim ekonomik dhe punësim. Pra, sipas marrëveshjes së mirëkuptimit për bashkëfinancim, të nënshkruar me MINT, kjo ministri përkrah me 1, 5 milionë €, ndërsa komuna e Rahovecit me 300 mijë €. Ky investim kap vlerën, gjithsej: 1, 8 milionë €.

“Komuna e Rahovecit është zonë e rëndësishme ekonomike, agrare dhe industriale, e cila sjell përfitime financiare për qytetarët tanë si dhe për buxhetin e Republikës së Kosovës. Prandaj, konsiderojmë se investimet në zonën ekonomike – Parkun Industrial në Opterushë, janë hap i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version