Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, nga nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në tri shtete të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë.
Në njoftimin e lëshuar nga MPJ finlandeze thuhet se vizita do rë realizohet më 4 dhe 5 shtator.
Qëllimi i vizitës është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor.
Valtonen gjatë vizitës së saj do të takohet me homologët e saj, ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe lidershipin politik të vendeve.
Ata do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, zgjerimin e BE-së, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, situatën në Ukrainë dhe çështjet aktuale lidhur me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).