Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami nuk ka raportuar në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, teksa ka deleguar zevendësministrin e Financave, Agim Krasniqin. Raportimi i saj për masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë COVID-19 dhe për gjendjen e borxhit publik, u shtye për të mërkurën e javës së ardhshme.
Komisioni parlamentar për Buxhet ka vazhduar me shqyrtimin e disa projektligjeve për marrëveshje ndërkombëtare./UBTNews