Forcat ruse goditën fushat ajrore të Ukrainës, duke shkatërruar të gjitha objektivat, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes të hënën.
“Sonte, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse nisën një sulm grupor me armë me precizion me rreze të gjatë të lëshuar nga ajri kundër objektivave të armikut në fusha ajrore”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
“Si rezultat i sulmit, u goditën postet komanduese dhe radarët, si dhe pajisjet e aviacionit, objektet e magazinimit me armë dhe municione të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, u tha tutje në njoftim./UBTNews/