UBT News

Ministria e Mbrojtjes: Ukraina po lufton për të mbajtur kontrollin e Lymanit

Trupat ukrainase janë ende duke luftuar për të mbajtur kontrollin e pjesëve veriperëndimore dhe juglindore të qytetit të Lyman, ka thënë ministria e mbrojtjes e Ukrainës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Oleksandr Motuzyanyk, i bëri komentet disa orë pasi separatistët pro-rusë thanë në kanalin e tyre Telegram se kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit të rëndësishëm strategjik.

Motuzyanyk shtoi se trupat ukrainase po “kundërshtonin përpjekjet” e Rusisë për të shtyrë ofensivën e saj drejt qytetit kyç ukrainas të Slovianskut, tha në një konferencë./UBTNews/

Exit mobile version