UBT News

Ministria e Mbrojtjes i dërgon telegram ngushëllimi familjes së nënkolonelit të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së nënkolonel Skender Hajdarit. I ndjeri dyshohet se kreu vetëvrasje dje në fshatin Zjaqë të Mitrovicës.

“Dje na tronditi të gjithëve lajmi i hidhur për ndarjes tragjike nga jeta e nënkolonel Skender Hajdarit. Në cilësi të ministrit të Mbrojtjes dhe si bashkëpunëtor i tij, shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e madhe jo vetëm për familjen por edhe për institucionet shtetërore dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.Nënkolonel Hajdari si personalitet me vlera të larta kombëtare, qoftë si luftëtar i UÇK-së, si intelektual dhe ushtarak profesionist i TMK-së e FSK-së, dha shumë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së, Ministrisë së Mbrojtjes dhe vendit në përgjithësi. Ai, si lider, reflektoi edhe me karakterin dhe personalitetin e tij moral dhe profesional si shembull i ushtarakut me dinjitet e integritet të lartë. Në këto momente të vështira për familjen, jemi pranë tyre dhe bashkëndjejmë në dhembjen e madhe për të.Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën dhe veprat e nënkolonel Skender Hajdari!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./UBTNews

Exit mobile version