Ekziston një “mundësi reale” që Rusia të ketë reduktuar numrin e trupave ushtarake në Donbas, raporton Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Në raportin e saj të fundit të inteligjencës, kjo ministri tha se ndërsa luftimet e ashpra kishin vazhduar përgjatë vijës së frontit të Donbasit, veprimet ofensive po “uleshin” rreth qytetit Donetsk.
Ndërkohë, në qytetin Bakhmut, ushtria ruse dhe forcat e grupit Wagner po vazhdonin të bënin përparime, shkruan Skynews.
Dhe për të dyja palët, renditja e saktë e çdo tërheqjeje të madhe të njësive të tyre rreth Bakhmutit është bërë një “çështje kritike”, me Ukrainën që dëshiron të çlirojë një forcë sulmuese dhe Rusia ka të ngjarë të dëshirojë “të rigjenerojë një rezervë operacionale”.