Fushata ushtarake e Rusisë për të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Donetskut në Ukrainën lindore po vazhdon sipas planit, tha ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu në komentet e raportuara nga agjencia e lajmeve, Interfax.
“Pas marrjes nën kontroll të territorit të Republikës Popullore të Luhanskut, Republika Popullore e Donetskut do të çlirohet sipas planit”, tha Shoigu, duke përdorur emrat që Rusia përdor për rajonet, të cilat nuk njihen ndërkombëtarisht si republika të pavarura.
Shoigu renditi gjashtë lokacione në Donetsk që trupat ruse kanë kapur gjatë ditëve të fundit. /UBTNews/