Vladimir Putin miratoi sot sjelljen e luftëtarëve “vullnetarë” nga e gjithë bota për t’iu bashkuar ofensivës ruse në Ukrainë, përcjell UBT News.
Udhëheqësi rus tha se ishte si përgjigje ndaj dërgimit të atyre që ai i quajti “mercenarë” nga Perëndimi për të luftuar për Ukrainën.
“Nëse shihni se njerëzit duan të shkojnë atje vullnetarisht, për më tepër jo për para, dhe të ndihmojnë ata që jetojnë në Donbas (Ukraina lindore), atëherë duhet t’i takoni dhe t’i ndihmoni që t’i bashkohen zonës së luftimit”, tha Putin, në përgjigjie të propozimit të ministrit të tij të mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se Rusia ishte në dijeni për “më shumë se 16,000 aplikime” nga vendet në Lindjen e Mesme, shumë prej tyre njerëz për të cilët ai tha se luftuan së bashku me Rusinë kundër të ashtuquajurit Shtetit Islamik, sipas një transkripti të Kremlinit.
Rusia është akuzuar prej vitesh për përdorimin e paraushtarakëve privatë, si grupi Wagner, dhe vendosjen e tyre në zonat e konfliktit, si në Siri, në Republikën e Afrikës Qendrore apo Mali./UBTNews/