Veprimet e Izraelit së bashku me vështirësitë financiare kanë çuar në një mungesë të barnave në Palestinë, tha të mërkurën ministri palestinez i Shëndetësisë, Mai al-Kaila.
Duke folur në një aktivitet në qytetin Ramallah, ku morën pjesë përfaqësues nga OKB, SHBA, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore, al-Kaila vuri në dukje gjendjen e kujdesit shëndetësor në Palestinë.
“Sistemi i kujdesit shëndetësor në Palestinë po vuan ashtu siç po vuajnë fushat tjera, për shkak të imponimeve të Izraelit dhe mungesës së mbështetjes dhe ndihmës së nevojshme ndërkombëtare“, vuri në dukje ai.
Më tej ai tha se mungesa e mbështetjes financiare ka ndikuar ndjeshëm në shërbimet e trajtimit dhe ka shkaktuar mungesë të madhe të barnave.
Me një rritje të pushtimit izraelit, presioni po rritet në lëvizjen e personelit mjekësor dhe pacientëve midis qyteteve, nga zona C, Gaza dhe Jerusalemi, shtoi al-Kaila.
Sipas Marrëveshjes së Oslos II, territoret palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar ndaheshin në zonat A, B dhe C.
Zona A përfaqëson 18% të Bregut Perëndimor dhe është e kontrolluar nga Autoriteti Palestinez.
Zona B përfaqëson 21% të Bregut Perëndimor dhe është subjekt i administratës civile palestineze dhe administratës së sigurisë izraelite.
Zona C përbën 61% të sipërfaqes së Bregut Perëndimor dhe është nën kontrollin e sigurisë dhe administrative izraelite, gjë që kërkon miratimin e autoriteteve izraelite për çdo projekt apo masë palestineze në të. /UBTNews/