UBT News

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me USAID

Pas kërkesës nga Ministri Latifi, USAID ka kryer një analizë në Ministrinë e Shëndetësisë, me synim të përmirësimit të proceseve përbrenda Ministrisë, me fokus në prokurimin publik, dhe si rezultat i kësaj, në mesin e disa institucioneve lokale dhe qendrore, USAID ka përzgjedhur edhe Ministrinë e Shëndetësisë si pjesë e projektit për të ofruar përkrahje në përmirësimin e proceseve të tilla.


Ceremonia e lansimit të aktivitetit të USAID-it që u mbajt sot në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon prezantimin e përkrahjes pesëvjeçare që USAID do t’i japë Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, aktivitet ky që do të adresojë sfidat e gjata në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, duke përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies.


Me këtë rast, Ministri Latifi shprehu mirënjohjen e tij të thellë për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po fillojnë ta japin për Ministrinë e Shëndetësisë përmes projektit të USAID, duke nënvizuar se jemi e vetmja Ministri që është përfshirë në këtë projekt, i cili do të kontribuojë në mënyrë esenciale në arritjen e objektivave për avansimin e proceseve të punës në Ministri në përgjithësi, dhe në veçanti për fushat tejet të rëndësishme të prokurimit dhe financave.

Exit mobile version