Në fjalimin e parë si ministër i mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov u zotua të heqë kontrollin e “çdo centimetri” të tokës ukrainase nga Rusia.
Ai tha se “do të bëjë të mundurën dhe pamundurën për fitoren e Ukrainës – do të çlirojmë çdo centimetër të vendit tonë”.
“Ne patjetër do t’i kthejmë të gjithë ata që, për fat të keq, janë përkohësisht në robëri. Të gjithë ata – fëmijë, të burgosur lufte, të burgosur politikë, civilë”, tha Umerov./UBTNews/