Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, theksoi të hënën sërish rëndësinë e memorandumit të nënshkruar nga Turqia, Suedia dhe Finlanda, duke thënë se vendet nordike duhet t’i përmbahen memorandumit për të hyrë në NATO.
“Suedia dhe Finlanda duhet të respektojnë memorandumin. Nëse nuk e bëjnë, ne nuk do t’i pranojmë ata në NATO“, ka thënë Çavushoglu.
Çavuşoğlu shtoi se lidhjet midis Turqisë dhe ShBA-së janë relativisht pozitive dhe negociatat për blerjen e F16-ve të rinj deri më tani kanë qenë të suksesshme.
Duke folur edhe për operacionet në Siri, ai tha se Turqia do t’i marrë gjërat në dorë.
“Kur ka një kërcënim ndaj tij, Turqia nuk do ta dëgjojë atë dhe e eliminon atë. Kjo është çështja“, tha ai.
Çavuşoğlu përshëndeti gjithashtu procesin e normalizimit mes Ankarasë dhe Tel Avivit, duke shtuar se ndryshimi i qeverisë në Izrael nuk do të ndikojë në të. /UBTNews/