UBT News

Ministri i Jashtëm ukrainas thotë se rusët po sulmojnë qëllimisht civilët për të mbjellur frikë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka dënuar ato që ai i përshkroi si sulme raketore ruse “të qëllimshme” në infrastrukturën civile në qytetin juglindor të Zaporizhzhias.

“Gjatë natës, shtatë raketa ruse kanë goditur njerëzit që flinin të qetë në shtëpitë e tyre në Zaporizhzhia. Më shumë kanë goditur gjatë ditës”, shkroi Dmytro Kuleba në Twitter.

“Rusët vazhdojnë të godasin qëllimisht civilët për të mbjellë frikë. Terrori rus duhet të ndalet – me forcën e armëve, sanksionet dhe izolimin e plotë”, shtoi ai./UBTNews/

Exit mobile version