Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha se Moska duhet të pushojë çdo varësi nga Perëndimi dhe se në vend të kësaj, po forcon lidhjet me Kinën.
“Tani që Perëndimi ka marrë një “pozicion diktatori”, lidhjet tona ekonomike me Kinën do të rriten edhe më shpejt”, tha Lavrov.
Ai tha se Kina ka teknologjitë e informacionit dhe komunikimit “shumë të zhvilluara” që nuk janë “në asnjë mënyrë inferiore ndaj Perëndimit”, të cilat “sigurojnë përfitime reciproke”.
Ministri i Jashtëm tha se nëse Perëndimi dëshiron të rifillojë marrëdhëniet, atëherë Moska do të shqyrtojë nëse vendi ka nevojë për këtë apo jo.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë kultivuar lidhje të ngushta, me Kinën që aktualisht blen sasi rekord të qymyrit rus, por të dy vendet kanë rivalitete të përbashkëta historike./UBTNews/