Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba thotë se breshëria e sulmeve me raketa kundër vendit të tij gjatë natës nuk ka “asnjë objektiv ushtarak”.
Ai tha se sulmet, të cilat zgjatën gati shtatë orë dhe lanë të vdekur të paktën gjashtë persona, janë “thjesht barbarizëm rus”.
Ai këmbëngul se presidenti rus do të “mbahet përgjegjës” për pushtimin e Ukrainës./UBTNews/