Ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, ka mbërritur në Damask në atë që është vizita e parë e një të dërguari të lartë egjiptian në Siri që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011 dhe një tjetër shenjë e ngrohjes së lidhjeve midis Presidentit Bashar al-Assad dhe shteteve arabe.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane (SANA), Shoukry u prit në aeroportin e Damaskut nga homologu i tij sirian, Faisal Mekdad.
Al-Assad ka përfituar mbështetja arabe për Sirinë që nga tërmetet e 6 shkurtit që vranë më shumë se 50 mijë njerëz atje dhe në Turqinë fqinje.
Në fillim të këtij muaji, presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi foli me al-Assad me telefon për herë të parë më 7 shkurt.
Të dielën, një delegacion i udhëheqësve parlamentarë arabë, përfshirë kryetarin e parlamentit të Egjiptit, Hanafy al-Gebali, u takua me al-Assad në Damask.
Më herët, pas tërmetit, edhe ministri i jashtëm i Jordanisë, i cili dikur mbështeti opozitën siriane, vizitoi Damaskun për herë të parë që nga fillimi i luftës civile.
Siria ishte kryesisht e izoluar nga pjesa tjetër e botës arabe pas shtypjes vdekjeprurëse të al-Asadit kundër protestave që shpërthyen kundër sundimit të tij në vitin 2011. Liga Arabe pezulloi anëtarësimin e Sirisë në të njëjtin vit dhe shumë vende arabe i tërhoqën të dërguarit e tyre nga Damasku.
Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat filluan të normalizojnë lidhjet me al-Asad disa vite më parë, kanë dërguar ndihma në Siri që kur ndodhi tëmreti. Arabia Saudite dërgoi gjithashtu avionë që transportonin ndihma në Siri, për herë të parë në më shumë se një dekadë./UBTNews/