UBT News

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: S’mund t’u vëmë agjentë nga pas çdo turisti

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi në një konferencë për media ka dhënë detaje mbi incidentin e ndodhur në uzinën ushtarake të Gramshit.

Tre të huaj tentuan të futen në uzinë, ndërsa janë në hetim për spiunazh.

Çuçi ndër të tjera tha se të huajt kanë fotografuar objekte të deklasifikuara.

Ministri tha se nuk mund t’i vihet agjent nga pas çdo turisti, por masat nisin në momentin që ata shkelin ligjet.

Të gjitha këto objekte të fotografuara janë të deklasifikuara. Në momentin që ai shkel një nen të Kodit Penal, ai do të fillojë procedimin ndaj tyre. Minimalisht ai ka bërë një agresion ndaj një personi me uniformë. Kjo është shkak se detyron hetimin e thelluar. Nuk mund t’u vëmë agjentë nga pas çdo turisti. Nuk është ky rasti. Shteti vepron në varësi të reagimeve të çdo turisti, qoftë ky me pasaportë ruse”, tha ai.

Exit mobile version