Ministria e Kulturës, ka ndarë çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Muslim Mulliqi” të ndjerit Agush Beqirit, ndërsa Faik Krasniqit, iu nda çmimi në fushën e artit pamor.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se këto çmime shihen si kontribut i tyre në fushën e artit.
“Jam shumë i lumtur qe si ministër i Kulturës e kemi mundësuar edhe në këtë formë t’i shpërblejmë artistët tanë. Është mirënjohje që shteti iu jep artistëve dhe bazohet nga një juri profesionale”, ka thënë ai.
Ndërsa artisti Mehmet Behluli, njëri ndër juristët për ndarjen e këtyre çmimeve, vlerësoi lartë kontributin e tyre.
“Besoj se juria si e tillë e ndan mendimin me një pjesë të artistëve dhe ne kemi menduar që ta bëjmë një punë reale. Fakti që për aktivitetin jetësorë, e kemi obligim t’i shënojmë themeluesit e atyre që kanë dhënë kontribut”.