Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendës ministrja Daulina Osmani e kanë vizituar sot ekipin olimpik të xhudos në Pejë.
Në këtë takim u diskutua për garat dhe aktivitetet e ardhshme të xhudos kosovare e në veçanti për udhëtimin drejt Lojërave Olimpike.
Kjo vizitë kishte të bënte me mbështetjen që do t’ua bëjë Ministria e Sportit sportistëve para Kampionatit Evropian për seniorë, i cili do të mbahet nga 16 deri më 18 prill në Lisbonë të Portugalisë.
Pa dyshim, xhudoja është sporti më i suksesshëm në histori të Kosovës dhe xhudistët kosovarë janë edhe ambasadorë të vendit tonë me arritjet dhe sukseset e tyre.