UBT News

Minatorët e Trepçës sot do t’i marrin pagat

Janë ndarë mjetet për pagat e punëtorëve të kombinatit Trepça. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ku mes tjerash u bë e ditur se punëtorët e Trepçës pritet që gjatë ditës t’i marrin pagat.

“Më datë 16 shkuar 2021, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka nënshkruar me Trepçën Marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë prej 3 milionë eurosh. Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar Trepçën. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje”, njofton MEA.

Ekzekutimi i pagesës vjen pas grevës së përgjithshme që minatorët mbajtën dje dhe ditë më parë./UBTNews

Exit mobile version