UBT News

Minatorët e “Trepçës” në grevë

Mbi 200 punëtorë të minierës së “Trepçës” në Stantërg janë në grevë brenda minierës, si shenjë pakënaqësie për mosekzekutimin e pagës së muajit tetor.

Drejtori i minierës “Trepça”, Xhafer Peci tha për UBTNews se greva që ka filluar nga mbrëmë, do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës së tyre.

Ndonëse Qeveria ka ndarë 1.1 milion euro për të tejkaluar situatën në këtë ndërmarrje, pagat e tetorit ende nuk janë ekzekutuar, e sipas Pecit, ende nuk ka ndonjë informacion se kur do të bëhet ekzekutimi i pagave./UBTNews

Exit mobile version