UBT News

Minatorët e Trepçës në grevë

Mbi 500 minatorë në minierën me flotacion në Stantërg kanë hyrë në grevë për shkak se nuk i kanë marrë ende pagat e muajit janar dhe shkurt.

Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani.

“Ende nuk po dihet arsyeja pse nuk kanë dalë pagat, për muajin janar gjysma e puntorëve i kanë marrë vetëm 70% të pagave, kurse gjysma nuk kanë marrë fare”, ka deklaruar ai.

Sipas Osmanit, ende nuk dihet se kur do t’i marrin pagat./UBTNews

Exit mobile version