Southamptoni e ka kompletuar transferimin e Takumi Minaminos në çastet e fundit të afatit kalimtar dimëror.
Futbollisti japonez është huazuar nga Liverpooli deri në fund të sezonit aktual, në mënyrë që të ketë më shumë minutazh loje.
Dy klubet është dashur ta mbyllnin marrëveshjen deri në orën 0:00, ndërsa njoftimi është bërë pas mesnate.
Objektivi i 26-vjeçarit do të jetë që në stadiumin St Mary’s ta rikthejë në rrugën e duhur karrierën e tij në Ligën Premier.
Anësori japonez i ishte bashkuar Liverpoolit vetëm para një viti nga RB Salzburgu, kur Jurgen Klopp e kishte aktivizuar klauzolën për prishjen e kontratës së tij me klubin gjerman.