UBT News

Milot Rashica nuk do të luajë kundër Gjeorgjisë

Milot Rashica nuk do të luajë në ndeshjen e parë për Kosovën kundër Gjeorgjisë. Këtë e ka bërë të ditur klubi i tij Norwich City nëpërmjet një komunikate.

Arsyeja e mungesës së tij është që Gjeorgjia gjendet në listën e kuqe të Britanisë së Madhe (COVID-19).

Por kundër Greqisë më 5 shtator dhe kundër Spanjës më 8 shtator, do të jetë i gatshëm të luajë.

Exit mobile version