Milot Rashica nuk do të luajë në ndeshjen e parë për Kosovën kundër Gjeorgjisë. Këtë e ka bërë të ditur klubi i tij Norwich City nëpërmjet një komunikate.
Arsyeja e mungesës së tij është që Gjeorgjia gjendet në listën e kuqe të Britanisë së Madhe (COVID-19).
Por kundër Greqisë më 5 shtator dhe kundër Spanjës më 8 shtator, do të jetë i gatshëm të luajë.