Sunderland që fitoi promovimin në maj të vitit të kaluar pas fitoreje në play-off ndaj Sheffield United, ka shpenzuar shumë gjatë merkatos verore, duke sjellë në skuadër emra të mëdhenj si mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, dhe talentin e ri Habib Diarra.
Sipas analizës së Transfermarkt, skuadra që ka shpenzuar më shumë në merkato pas promovimit është Nottingham Forest, e cila në verën pas ngjitjes në sezonin 2021/22 shpenzoi plot 155.2 milionë euro për 13 lojtarë, duke arritur të mbijetojë me mund në Premierligë, duke përfunduar në vendin e 17-të.
Në vend të dytë është Sunderland me 153 milionë euro, dhe me një transferim të ri mund t’i kalojë Forest.
Në vend të tretë renditet Aston Villa, promovuar në sezonin 2019/20, që shpenzoi 148.6 milionë euro dhe gjithashtu arriti të mbijetojë. Burnley, që u promovua këtë sezon, ndodhet në vend të katërt me shpenzime prej 125.7 milionë eurosh.
Në vend të pestë dhe të gjashtë janë Ipswich dhe Southampton, të cilët shpenzuan shumë para sezonin e kaluar por u rrëzuan.
Fulham dhe Burnley kanë shpenzuar gjithashtu shifra të mëdha në sezonet kur u promovuan, por nuk arritën të mbijetonin.
Wolves dhe Leeds, me buxhete më të ulëta, kanë arritur të qëndrojnë në Premierligë.
Megjithëse shpenzimet e mëdha nuk garantojnë gjithmonë mbijetesën, Sunderland po tregon ambicie të madhe në rikthimin e saj në elitën e futbollit anglez.