Artistja dhe modelja, Ivy Love Getty, solli modë të re!
Getty, mbesa e miliarderit të ndjerë të manjatit të naftës, J. Paul Getty, u martua me fotografin Tobias Alexander Engel të shtunën e javës së kaluar, në shkallët e zbukuruara të bashkisë së San Franciskos. Ajo zgjodhi një fustan me shkëlqim nga dizajneri John Galliano, të mbuluar me copëza pasqyre.
“Është më tepër sesa ajo që e kam ëndërruar. Pra është e çuditshme kur diçka kaq magjike bëhet realitet spese ju e keni menduar, por jo edhe se do të realizohet”, tha ajo për Vogue.
Dasma u zhvillua gati një vit pas vdekjes së babait të saj, muzikantit John Gilbert Getty, i cili vdiq më 20 nëntor të vitit 2020, në moshën 52-vjeçare. Edhe gjyshja e saj, Ann, një filantropiste dhe botuese, vdiq muaj më parë, në shtator të vitit 2020. Ajo ishte 79-vjeçare.
“Ishte tejet e vështirë për mua që s’i kisha afër dy njerëzit më të rëndësishëm të jetës në dasmën time”, deklaroi ajo për Vogue.
Megjithatë, falë “vizionit dhe krijimtarisë” së stilistit të fustaneve të nusërisë John Galliano, Ivy tha se ai ishte “në gjendje të gjallëronte praninë e tyre” në ditën e saj të lumtur.
“Gjyshja ime gjithmonë i vishte kreacionet e John Gallianos. Pas vdekjes së gjyshes sime – ai ishte sikurse nënë për mua – e ndjeva këtë lidhje me Johnin. Desha që ai ta realizonte fustanin tim”, deklaroi ajo./UBTNews