UBT News

Miley Cyrus përsëri këngë për Liam Hemsworth

Pas publikimit të albumit të saj, “Endless Summer Vacation”, sipas fansave, Miley ka lënë të nënkuptohet se Liam Hemsworth e tradhëtoi.

Në këngën “Muddy Feet”, mes tjerash thuhet ”Ti mban erën e parfumit që nuk e kam blerë. Tani e di pse i mbyllje perdet. Largohu nga shtëpia ime”.

“Miley ishte e acaruar në ”Muddy Feet”. Liam me të vërtetë e bëri atë të çmendur”, shkroi një llogari që mbështet Cyrus.

Më herët Miley ka sulmuar Hemsworth me këngën “Flowers”, në të cilin ajo këndon për martesën e tyre të dështuar. Ajo publikoi hitin vetëm disa orë para ditëlindjes së aktorit në janar./UBTNews/

Exit mobile version