UBT News

Miley Cyrus: Nuk frikësohem të largoj famën!

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka deklaruar se nuk i frikësohet mundësisë së largimit nga industria e showbizit.

32-vjeçarja, e cila u bë e famshme që në fëmijëri me rolin e Hanna Montanës në serialin e Disney-t me të njëjtin emër, ka thënë se nuk ndihet e lidhur në mënyrë të domosdoshme me industrinë e argëtimit.

Ajo ka shtuar se e mban të hapur mundësinë për të ndaluar karrierën në çdo moment.

“Kam pasur një periudhë kur mendoja se i jam ngjitur trenit që kur isha 11 vjeçe dhe që nga ajo kohë nuk kam zbritur. Kam qenë e përkushtuar kurrë nuk kam dyshuar ose analizuar zgjedhjet e mia,” rrëfeu gjatë një interviste me Pamela Anderson për CR Fashion Book.

Cyrus ka shpjeguar se rreth të 20-ave dhe 30-ave filloi të rivlerësonte gjërat në jetë.

“Kam menduar nëse kjo është ende ajo që dua të bëj dhe përgjigja ime ka qenë PO. Por nuk frikësohem nga dita kur kjo përgjigje mund të ndryshojë në JO,” ka thënë këngëtarja.

Ajo ka theksuar se nuk e di nëse kjo ditë do të vijë, dhe se e vlerëson jetën e thjeshtë pavarësisht famës dhe suksesit.

“Një pjesë e madhe e asaj që bëjmë është se e ndajmë me të tjerët. Një gjë që më pëlqen është kopshtaria, është diçka që e krijon vetë. Pas gjithë asaj që kemi ndarë me publikun, të kalosh kohë duke mbjellë dhe kujdesur për diçka, bëhet një proces shumë personal,” shtoi ajo.

Miley ka treguar gjithashtu se kohëve të fundit, pasi ka vendosur të mos konsumojë më alkool dhe të jetojë plotësisht esëll, ka nisur të dëshirojë të bëjë diçka me duart e veta, larg famës dhe suksesit. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version